ANGLI-Janë bërë disa zbulime mbi marrëdhënien mes Ëayne Rooney dhe Alex Ferguson te Manchester United. Siç ka bërë të ditur The Sun, nga ditarët e mikut të trajnerit, Alastair Campbell, ka dalë disa gjëra personale mbi ish-sulmuesin. Ferguson u ankua se ai nuk ishte në gjendje ta ndalonte lojtarin nga marrëdhëniet dhe më tej pretendoi se Rooney kishte probleme me alkoolin.
Ja çfarë shkruan Alastair në ditarët e tij: “Ne folëm për Rooney. Gazetat ishin plot me Rooney dhe prostituta. Unë i thashë: “Çfarë do të bësh me të?” Ai u përgjigj: “Çfarë mund të bëj? Ai është djali i fundit që duhet të konsumojë një pije”. Alastair ka zbuluar dhe se Sir Alex i frikësohej një eksodi të yjeve të United për shkak të sjelljes së Ëayne: “Sipas Alex, Rooney po zemëronte lojtarët e tjerë, duke kërkuar të merrte kontrollin e skuadrës”.
E.Ç (Dosja.al)