Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshnica ka folur për sùlmin e pretenduar nga dy kolegët e LDK në korridoret e Kuvendit të Kosovës. Ai shprehet se doli i fundit dhe e zunë në befasi Kujtim Shala dhe Arben Gashi, gjë që mund të provohet nga kamerat e Kuvendit.
“Ashtu siç deklaroi deputetja, kolegia ime sot në mbledhjen e sotme kemi pasur për raportim ministren e MPJD-së dhe në kuadër të dèbatit ne si deputet kemi nisur një iniciativë e cila e shfaq degradimin në atë ministri, nepotizmin.
Në komision ka qenë një qasje selektive dhe na është pamundësuar mundësia të ngrisim skándalet që është përfshirë sistemi ynë diplomatik. Ekzistojnë edhe xhirimet edhe në korridor kur ka ndodhur sùlmi. Në momentin kur unë kam filluar t’i shpalos pròblematikat kanë filluar sulmet verbale. Deputeti Arben Gashi ka përdorur presion verbal. Me të përfunduar mbledhja e komisionit unë mbeta pak më vonë për të dalë sepse me vete kishte dokumente të shumta dhe kam mbetur në sallën e komisionit dhe në momemntitn kur kam dalë në korridor në befasi jam sùlmuar fízikisht nga deputetët Kujtim Shala e Arben Gashi”, tha ai.