BRAZIL – “Urime për thyerjen e rekordit tim për gola në ndeshjet zyrtare”. Me këto fjalë në rrjetin social në Instagram, legjenda braziliane Pele, ka uruar Christiano Ronaldo, sulmuesin e Juventusit, i cili ka arritur rekordin e 770 golave të shënuar në ndeshjet zyrtare pas trisit të realizuar kundër Cagliari.
“Çfarë karriere të shkëlqyeshme jeni duke bërë! Unë ju admiroj shumë dhe kjo nuk është sekret për askënd”,– ka shtuar “O’Rey” në rrjetin social duke postuar një foto me kampionin portugez. “Unë postoj këtë foto për nderin tuaj, me shumë dashuri, si një simbol i një miqësie që ekziston prej shumë vitesh”,- shkruan Pele.
B.T (Dosja.al)