SHQIPËRI-Skuadra dhe i gjithë delegacioni kanë marrë sot përgjigjet e tamponëve të kryer një ditë më para dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se nuk do të udhetojnë me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismailaj.
Memolla e Ismailaj kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve mjekësore u konkludua se nuk mundën të rikuperohen. Ndërsa Ramadani ka pësuar një demtim në stërvitje.
Të tre këta lojtarë do të qëndrojnë në Shqipëri e do vazhdojnë terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar në mënyrë që të mund të rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë.
E.Ç (Dosja.al)