KILI – Arturo Vidal nuk e ka pritur mirë lamtumirën e Reinaldo Ruedas, i cili dje u largua nga Kili dhe u bë trajneri i ri i Kolumbisë. Mesfushori i Interit e ka përshëndetur trajnerin në rrjetet sociale, por ndërkohë nuk ka ngurruar të akuzojë shkaktarët e këtij largimi.
“Që trajneri nuk do të vazhdojë të punojë me ne për Kupën e Botës, është një fatkeqësi e vërtetë. Unë e kuptoj dhe e respektoj atë për vendimin e tij. Përgjegjësia për këtë, është e njerëzve që dëmtojnë po futbollin, nga shtypi mediokër dhe deri te disa drejtues që nuk kuptojnë asgjë nga puna jonë. Unë ju dua zotëri, ju falënderoj pafundësisht dhe ju uroj juve dhe stafit tuaj teknik më të mirën për rrugën që do të kaloni.
Faleminderit për kohën e kaluar së bashku, për ndihmën që na dhatë. Gjithçka që do të bëjmë tani e tutje do të jetë edhe për ju. Ju keni qenë gjithmonë një zotëri për ne, një njeri i guximshëm, i cili ndërmorri sfidën për të na shoqëruar në një kohë të vështirë dhe na ndihmoi të gjejmë forcën për të vazhduar të luftojmë. Ju uroj më të mirën dhe shihemi në Kupën e Botës në Katar, më 2022,”- ka shkruar mesfushori kilian Arturo Vidal.
B.T (Dosja.al)