SHKODËR-Vetëm pak ditë më parë mbrojtësi i Vllaznisë, Erdenis Gurishta rezultoi pozitiv me koronavirus. Futbollisti shkodran tani është karantinuar, megjithatë nuk është e thënë që klubi shkodran të gjejë rehati, pasi një tjetër lojtar është prekur me COVID-19.
Sipas informacioneve të fundit i prekuri i dytë është mbrojtësi Eni Imami. Ish-futbollisti i Skënderbeut, ka vetëm pak javë që ka firmosur me shkodranët. Gjithashtu raportohet se ditën e sotme ka kryer tamponin edhe zv.trajneri Plori, teksa priten me ankth përgjigjet. Ekziston frika për një shpërthim në masë të virusit te skuadra shkodrane.
E.Ç (Dosja.al)