GJERMANI-Sekreti i Cristiano Ronaldos? Në të vërtetë nuk është sekret, sepse jetëgjatësia sportive e portugezit është për shkak të kujdesit që lojtari i Juventusit ka për trupin e tij. Dieta, ushtrimet, çdo detaj i vetëm i një dite ka për qëllim performancën në fushë. Është normale që Erling Braut Haaland, i cili gjithmonë ka treguar se ka idhull CR7, ndjek të njëjtën linjë sa i përket ushqimit. Norvegjezi e ka filluar mirë sezonin e ri me fanellën e Borussia Dortmund, por ai nuk është i kënaqur. Lojtari tregon detaje për të përmirësuar veten e tij gjithnjë e më shumë.
DETAJET – Futbollisti mban syze që filtron dritën e pajisjeve elektronike dhe e bëjnë lojtarin të fle më mirë.“Unë bëj shumë banjo me akull.Është një nga elementët kryesorë për një performancë më të mirë. Dhe në mbrëmje përdor syze speciale, ato më ndihmojnë të fle më mirë dhe më thellë. Për mua, detajet janë gjithçka dhe çdo gjë e vogël ndihmon në përmirësimin. Të gjithë janë të ndryshëm dhe kanë mënyrën e tyre të zhvillimit si person dhe si futbollist. E imja është të përgatitem për ndeshjet dhe të rigjeneroj trupin sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë punoj me një trajner atletik nga Libani përmes Facetime. Më ka ndihmuar shumë me trupin tim. Edhe babai im ka qënë futbollist, kështu që edhe ai më mëson shumë. Kam njerëz pozitivë përreth meje, jam i lumtur dhe mirënjohës ”.
PËRMIRËSIMI– Norvegjezi është tashmë një yll futbolli tashmë, por ai nuk ulet në dafinat e tij. Në të vërtetë, është edhe … më maniak. “Kam akoma shumë për të bërë për tu bërë një lojtar më i mirë, është qëllimi im ditë pas dite. Unë duhet të bëhem më cinik, por edhe të përmirësoj harmoninë me shokët e mi të skuadrës. Unë shpesh rishikoj objktivat e mia dhe analizoj detajet që mund të më ndihmojnë të shënoj të tjerët. Unë kam parë 44 golat e sezonit të kaluar dhe mendoj se mund të kisha shënuar më shumë se 50. Nuk dua që kjo të tingëllojë si diçka arrogante, por është mirë që e them sepse do të thotë se kam potencial. Unë nuk jam i kënaqur, do të përpiqem të punoj për disa gjëra dhe akoma të përmirësohem ”. Nëse e bën këtë, askush nuk ia merr Topin e Artë …
E.Ç (Dosja.al)