GJERMANI-Në Bundesligën gjermane është pezulluar ndeshja mes Arminia Bielefeld dhe Werder Bremen, planifikuar për t’u luajtur sot ora 18:00.Shkak për pezullimin e ndeshjes, janë bërë kushtet atmosferike.
Stadiumi i Arminias është mbuluar nga bora, ku edhe era është e fortë. Në fakt, për shkak të stuhisë së borës edhe në Holandë janë shtyrë ndeshjet e së dielës. Vendimi u mor një ditë më parë, pasi autoritet kishin parashikuar reshje të dendura borë.
E.Ç (Dosja.al)