ITALI-Marash Kumbulla debutoi në Europa League dhe i dha fitoren Romës në Bernë ndaj Young Boys, pasi shënoi golin që vulosi përmbysjen nga 1-0 në 1-2 në favor të verdhekuqve. Në përfundim të ndeshjes Kumbulla foli për mediat italiane, ku u shpreh mjaft i lumtur për golin e mbi të gjitha për fitoren.
“Një debutim i pabesueshëm, por më të bukur e bëri fitorja. Jam shumë i kënaqur që shënova dhe i dhashë ekipit tre pikët sot. Falenderoj trajnerin stafin dhe të gjithë skuadrën,që më kanë pritur mjaft mirë në dhomat e zhveshjes dhe më kanë bërë pjesë të lojës së ekipit. Golin e sotëm ia dedikoj skuadrës.”
Ndërkohë “Tuttomercatoweb” e ka vlerësuar futbollistin si një ndër më të mirët,duke u vlerësuar me notën 6.5. Përshkrimi për lojtarin ishte:E gjen veten në vendin e duhur në kohën e duhur në asistimin e mrekullueshëm të Mkitarian, duke e mpodhtur Von Bollmos dhe duke festuar golin e tij të parë në Europë dhe 3 pikët e para të skuadrës së tj në këtë kompeticion”, shkruan “Tuttomercatoëeb” për Marash Kumbullën.
E.Ç (Dosja.al)