SPANJË-Messi i paprekshëm? Nuk do të dukej më ashtu, pas përplasjes së furishme që kampioni argjentinas pati me tifozët e Barcelonës. Gjithçka filloi në dalje të Camp Nou, ku disa tifozë po prisnin idhullin e tyre pas stërvitjes për t’i kërkuar atij një autograf dhe për të bërë disa fotografi. Ndërsa tifozët rrethuan makinën e tij, kapiteni i Barça-s humbi plotësisht durimin.
Nga fjalët që Messi shqipton në video, ai do të dukej se nuk shqetësohej aq nga insistimi i grupit të tifozëve sesa nga fakti që të njëjtët njerëz e presin gjithmonë atë në dalje. ” Gjithë ditën këtu e kaloni? Nuk u lodhët me të njëjtat video? Ndërsa tifozët kërkojnë falje në mënyrë të përsëritur, Messi vazhdon: “Ata nuk mund të vijnë çdo ditë. A ju duket normale që gjithmonë të bëni të njëjtën gjë? ”. Tifozët mbetën të befasuar, duke thënë: “Na vjen keq Leo!”.
E.Ç (Dosja.al)