TIRANË– Arrestimi i sulmuesit të Partizanit, Theophilus Solomon mbetet një cështje me disa të panjohura për shkak të akuzave deri diku të cuditshme pëR një lojtar i cili kishte firmosur jashtë Shqipërisë dhe po qëndronte për të siguruar vizën e për t’u larguar. E dashrua e tij me incialet E.P sipas policisë ka depozituar një denoncim për dhunë në familje dhe me këtë akuzë ai është arrestuar nga policia e kryqyteti dhe ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.
Dosja.al ka siguruar fotot e vajzës shqiptare:
PRAPASKENAT
Ka qenë partnerja që i ka kërkuar Solomon ta marrë me vete në Kuvajt, por sulmuesi ka refuzuar dhe situata ka dalë jashtë kontrollit, me të dyja palët që kanë ngritur zërin dhe kanë pasur debat të ashpër. Kjo gjë ka tërhequr edhe vëmendjen e shumë kalimtarëve që kanë qenë pranë ngjarjes.
Solomon, gjatë kohës që po konfrontohej me shtetasen E. P., vajzën shqiptare me të cilën ishte i lidhur prej disa kohësh, është kapur në flagrancë nga policia dhe është shoqëruar direkt në komisariat.
APELI
Nigeriani ka depozituar një kërkesë në Apel, ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Do të jetë Apeli, i cili do të mbahet ditët e ardhshme, që do të vendos sërish për masën, pas kërkesës së futbollistit, nëse ky i fundit do të lihet në burg apo jo. Për sa u përket procedurave juridike, pas masës do të vijojnë hetimet, teksa më vonë kalon çështja për gjykim, ku në fund fare do të shpallet edhe vendimi. Solomon, në qoftë se shpallet fajtor, kodi penal parashikon deri në 5 vite burg për dhunë në familje.
Dënim ky që nigeriani duhet ta kryej në Shqipëri, nëse shpallet fajtor. Gjatë këtyre ditëve, sulmuesi ka qëndruar në Shqipëri, duke mos iu bashkuar dot skuadrës së re në Kuvajt, Al Qadsia. 25-vjeçari është stërvitur individualisht, ku nuk kanë munguar fotot në rrjetet sociale dhe me futbollistët e Partizanit.
Dënim ky që nigeriani duhet ta kryej në Shqipëri, nëse shpallet fajtor. Gjatë këtyre ditëve, sulmuesi ka qëndruar në Shqipëri, duke mos iu bashkuar dot skuadrës së re në Kuvajt, Al Qadsia. 25-vjeçari është stërvitur individualisht, ku nuk kanë munguar fotot në rrjetet sociale dhe me futbollistët e Partizanit.
DITA VENDIMTARE
Theofilius Solomon po priste datën 21 shkurt për t’u nisur drejt Kuvajtit, aty ku do t’i bashkohej ekipit të tij të ri. Por, do t’i duhet të dalë para Gjykatës së Apelit Tiranë ditën e hënë, për të mësuar masën e sigurisë. Transferimi i sulmuesit në Kuvajt shtyhet dhe mbetet për t’u parë sesidotëjetëeardhmjae 25-vjeçarit.
(e.t)/dosja.al