ITALI-Organizatorët e Italian Open u kritikuan në rrjetet sociale pasi doli që kampioni për meshkuj Novak Djokovic ishte paguar 10 € më shumë se fituesja e femrave Simona Halep.Djokovic, i cili mundi argjentinasin Diego Schëartzman 7-5 6-3 për titullin kampion të ATP Masters 1000, mori 205,200 € për triumfin e tij ndërsa Halep fitoi 10 € më pak në WTA Premier 5, pa dhënë detaje në lidhje me pagesën. Edhe aktiviteti më i madh i tenisit siç është Grand Slams, ka kërkuar barazin sa i përket pagesave për fituesit. Disa dashamirës kanë shfrytëzuar internetin për të shfryrë zemërimin e tyre.
“Njerëzit që bënë një hendek pagese në centë janë misogjinistë. Pikë!” Një tjetër u shpreh në Twitter.
“Ndihem shumë keq, sikur atyre ju duhen 10 euro më shumë që të ndihen mirë për burrërinë e tyre.”
Organizatorët e turneut, si dhe turneu ATP për meshkuj dhe turneu WTA për femra nuk dhanë asnjë koment në lidhje me këtë situatë, që për shumë tifozë është konsideruar si skandal.
.E.Ç (Dosja.al)