ITALI– Për Marash Kumbullën ndeshja kundër Milanit do të mbahet mend gjatë. Mbrojtësi prishi ecurinë perfekte të Milanit në Serinë A. 20-vjeçari shënoi golin e barazimit spektakolar 3-3 të Romës në “San Siro”, ku “Djalli” nuk ia doli tri herë radhazi të ruante epërsinë ndaj verdhekuqve.
Megjithatë për paraqitjen e sotme në fushë ndaj kryesueve të kampionatit italian, Kumbulla u vlerësua me një notë minimale nga mediat italiane. “Calciomercato” i ka dhënë notën 6. “ Humbet Ibrahimovic vetëm pas dy minutash në rastin e golit. Pastaj gabon shumë në mbështetje dhe mbyllje. Arrin të mbërthejë Milanin duke shënuar golin e barazimit dhe të shpëtojë veten nga një mbrëmje e keqe.
Edhe “SportMediaset” e vlerëson me notën 6 paraqitjen e shqiptarit. “Lejon Ibrahimovic të shënojë. Ka përmirësim me kalimin e kohës, por jo deri në fund të ndeshjes, deri në momentin që shënoi golin e 3-3.
E.Ç (Dosja.al)