TIRANË– Zbulohet formacioni i ndeshjes kundër Lituanisë. Trajneri Edy Reja ka zëvendësuar Frederik Veselin me mbrojtësin Ena Mihaj, ndërsa ka zgjedhur që Qazim Laçi të dëbutojë sot me Kombëtaren Një tjetër ndryshim është në sulm, pasi janë ndryshuar kokë më kokë Balaj dhe Sadiku.
FORMACIONI I SHQIPËRISË: Shqipëria: Trajneri: Edy Reja. Formacion: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Mihaj, Hysaj, Abrashi, Laçi, Gjasula, Trashi, Sadiku, Manaj.
Aktualisht Shqipëria mban vendin e dytë në grup me 3 pikë, ndërsa pas ka Bjellorusinë dhe Lituaninë. Vendi i parë, por me një ndeshje më shumë mbahet nga ekipi i Kazakistanit, me 4 pikë, vetëm një më shumë se skuadra jonë.
(k.m./dosja.al)