IRLANDË-Milan kalon Shamrock Rovers. Në Irlandë kuqezinjtë drejtuar nga Pioli fitojnë 2-0 dhe shkojnë në raundin e tretë të Europa League. Ekipi nga Milano shënuan nga një gol në çdo pjesë me autorë Zlatan Ibrahimovic dhe Calhanoglu. Gjiganti suedez u shërbye pikërisht nga fantazisti turk në momentin kur zhbllokoi takimin, ndërsa në të 67-tën turko-gjermani shënoi vetë thuajse mbi vijën e 16 metrave, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.
Debutuan me “Djallin” pikërisht në Europa League dy blerjet e fundit, Brahim Diaz dhe Sandro Tonalin. Në raundin e tretë kualifikues të kompeticionit europian kuqezinjtë do të përplasen me Bodo/Glimt të Norvegjisë.
E.Ç (Dosja.al)