• POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
MaxNews.AL
Advertisement
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
MaxNews.AL
No Result
View All Result
Home KOSOVA

Dy javë nga Kuvendi, kush është kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së, emrat që përfliten si pasues të Mustafës

Ziku by Ziku
2 Mars, 2021
in KOSOVA
0 0
0
Dy javë nga Kuvendi, kush është kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së, emrat që përfliten si pasues të Mustafës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy javë para kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku pritet zgjedhja e kryetarit të ri të kësaj partie, vetëm ministri në detyrë i Mbrojtjes dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Anton Quni, ka rikonfirmuar qëllimin për të marrë timonin e partisë. Kandidatët e tjerë të përfolur nuk kanë konfirmuar zyrtarisht kandidaturat.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka vendosur ta thërrasë kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, për të ofruar dorëheqjen nga ky post, vendim ky që pasoi rezultatin e dobët të LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Në bazë të rezultateve aktuale, LDK-së i janë përgjysmuar votat që nga zgjedhjet e 6 tetorit, 2019.

Kush janë pretendentët kryesorë?

Anton Quni e Lutfi Haziri janë të vetmit që nuk e kanë përjashtuar mundësinë që të jenë kandidatë për të marrë drejtimin e partisë.

Anton Quni të hënën rikonformoi për Radion Evropa e Lirë se do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së.

“Do të jem pjesë e garës për kryetar të LDK-së”, tha Quni.

“Për këtë vendim e kam njoftuar edhe kryesinë e partisë dhe tani pres që të vazhdohet me procesin”, deklaroi Quni.

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Lutfi Haziri, që është edhe kryetar i Gjilanit, ka thënë se asgjë nuk është përfundimtare.

“Ende nuk jam kandidat zyrtarisht. Vendimin për këtë do ta marr pas një jave”, tha Haziri.

Përkrahje për kandidaturën e Hazirit po ofrojnë edhe strukturat lokale të LDK-së nga Anamorava. Disa nga ta, duke përfshirë edhe nënkryetarin e degës së LDK-së në Gjilan, Imet Rrahmani, kanë postuar në rrjetet sociale një përshëndetje për simpatizantët e partisë me një fotografi të Lufti Hazirit.

Anëtarë të kryesisë dhe degëve të LDK-së kanë përmendur edhe emrin e Kujtim Shalës, por ky i fundit asnjëherë deri më tash nuk është deklaruar nëse do të jetë pjesë e garës. Radio Evropa e Lirë ka tentuar që të kontaktojë me Shalën, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, që është pjesë e kryesisë së LDK-së, po ashtu ka publikuar një fotografi me mesazh në rrjetet sociale, përkrah Kujtim Shalës.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri konfirmoi për REL se nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar të LDK-së. Muhaxheri, i cili është edhe anëtar i kryesisë së partisë, vlerëson se gara është përcaktuar në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.

“Unë besoj që elektorati e ka përcaktuar me votën e tij se kush mund të jenë ata persona që mund të vijnë në krye të LDK-së dhe mendoj se mesazhi është kuptuar mirë edhe nga kryesia e LDK-së, por edhe nga vetë anëtarësia”, tha Muhaxheri.

Megjithatë, ai preferon që në garë të ketë më shumë kandidatë dhe që kryetari i ri të zgjidhet me votë të fshehtë.

Muhaxheri nuk tregoi se kë e favorizon në këtë garë.

“Ne do të mbajmë mbledhje te degës së Pejës. Do të shohim se kush do të jetë kandidat dhe kë do ta votojmë si degë”, tha Muhaxhiri.

“Nëse (kryesia e re) e lexon mirë mesazhin që e ka marr, LDK-ja do të mund të kthehet shumë fuqishëm në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e tjera nacionale”, shtoi ai.

Si zgjidhet kryetari i ri?

Statuti i LDK-së e përcakton se kandidaturat për kryetar bëhen në punimet e kuvendit. Neni 25 i statutit e parasheh që “secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm”. Duke marr parasysh faktin se kuvendi i LDK-së ka 355 delegatë, duke përfshirë edhe kryetarin e partisë, secilit kandidatë potencialë i nevojiten 178 vota përkrahëse për të hyrë në listën e kandidatëve për kryetar.

Por, në rast se kuvendi nuk aprovon më shumë se një kandidaturë, atëherë kuvendi vendos për mënyrën e përzgjedhjes dhe votimit për kryetar.

Në historinë e LDK-së, kjo është hera e parë që një kryetar jep dorëheqje. LDK-ja është themeluar më 1989 dhe që atëherë ka pasur tre kryetarë: Ibrahim Rugova (bashkëthemelues i partisë), Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa

Faxweb.AL
Maxnews.AL
Tags: lajme maxnewsmaxnewsmaxnews lajme shqipmaxnews.al
Ziku

Ziku

Stay Connected test

  • 85 Followers
  • 77.2k Subscribers
  • 23k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

21 Tetor, 2020
Featured image of article: “Gol dhe trekanç”, komentatori i Veleçikut bëhet viral në rrjetet sociale, ja disa nga batutat e tij

“Gol dhe trekanç”, komentatori i Veleçikut bëhet viral në rrjetet sociale, ja disa nga batutat e tij

24 Dhjetor, 2020
“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

20 Tetor, 2020
Vitin e Ri 2021 “prite n’shesh”, kryetari i bashkisë ‘lë nam’ me zbukurimet për festat e fundvitit

Vitin e Ri 2021 “prite n’shesh”, kryetari i bashkisë ‘lë nam’ me zbukurimet për festat e fundvitit

7 Dhjetor, 2020
Featured image of article: Apeli i Dukës: “Anëtarët e KOKSH-it, të përdorin të drejtën e votimit për të ndryshuar historinë e kësaj organizate”

Apeli i Dukës: “Anëtarët e KOKSH-it, të përdorin të drejtën e votimit për të ndryshuar historinë e kësaj organizate”

0
Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

0
“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

0
850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

0
Featured image of article: Apeli i Dukës: “Anëtarët e KOKSH-it, të përdorin të drejtën e votimit për të ndryshuar historinë e kësaj organizate”

Apeli i Dukës: “Anëtarët e KOKSH-it, të përdorin të drejtën e votimit për të ndryshuar historinë e kësaj organizate”

11 Prill, 2021
“Shqipëria e Madhe do të bëhet me pushkë apo referendum”, zyrtari serb i përgjigjet LVV-së me ironi: Në çfarë vendi e latë dialogun

“Shqipëria e Madhe do të bëhet me pushkë apo referendum”, zyrtari serb i përgjigjet LVV-së me ironi: Në çfarë vendi e latë dialogun

11 Prill, 2021
Mijëra kosovarë drejt Shqipërisë për fundjavë, Përparim Kryeziu zbulon arsyen e dyndjes (Nuk janë masat e reja)

Mijëra kosovarë drejt Shqipërisë për fundjavë, Përparim Kryeziu zbulon arsyen e dyndjes (Nuk janë masat e reja)

11 Prill, 2021
Featured image of article: VIDEO / Patrik Eze, nigeriani i Kukësit, gati të luajë me kuqezinjtë e Shqipërisë

VIDEO / Patrik Eze, nigeriani i Kukësit, gati të luajë me kuqezinjtë e Shqipërisë

11 Prill, 2021

Recent News

© 2020 MAXNEWS.AL

Navigate Site

  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE

Follow Us

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI

© 2020 MAXNEWS.AL

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In