SPANJE – Diego Kosta është larguar nga Atletiko Madrid dhe është i lirë të shkojë ku të dëshirojë. Në këto ditë, për të justifikuar lamtumirën e papritur, është folur shumë për problemet e tij familjare, duke dhënë hipoteza që e shohin të ardhmen e tij në Brazil.
Sidoqoftë, braziliani i natyralizuar që luajti për Spanjën në Atletiko Madrid fitonte 9 milionë neto në sezon, shifër kjo që është mjaft e vështirë t’i mendosh për një klub të “Brasileiraos”. Atëherë, ku mund të shkojë Diego Kosta? A mund të shkojë në Itali, në Angli, apo në Lindjen e Mesme e të Largët?
Dy janë problemet. E para, Kosta menaxhohet nga Jorge Mendes, kështu që ai ka karta të shkëlqyera për sa i përket pozicionimit në treg. E dyta, fizikisht Kosta nuk ka gjendje të mire sportive. Në radhët e Atletikos ai u kushtëzua nga dëmtime të njëpasnjëshme: në 3 vjet e gjysmë, luajti në 80 ndeshje, duke shënuar vetëm 19 gola. Tani Diego Kosta sapo ka mbushur 32 vjeçët.
Skuadra e Volverhampton në Angli po flitet si një destinacion i mundshëm i Kostas, pasi ëashtë një klub që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Jorge Mendes. Sulmuesi Diego Kosta do të kthehej në Premier League pas përvojës së tij te Çelsi, një kampionat që mund ta përballojë atë ekonomikisht.
Në Itali, përvoja dhe mënyra e tij e të luajturit, mund të ishin të dobishme për disa ekipe në Seria A. Përpos anës financiare, është diskursi i karakterit të Kostas. Ai u largua nga Atletiko sepse në dhomën e zhveshjes është konfrontuar me Nelson Vivas, ish-interist dhe sot asistent i Simeones. Duket e vështirë ta mendosh Kostan te Interi, duke qenë se te Çelsi me Antonio Konten marrëdhënia me “sherr”.
Për Milanin dhe Juven do të ishte një zgjidhje për një periudhë afatshkurtër: tani dhe menjëherë, një mbështetje për qëllimet që do të arrihen në këto muajt e parë të vitit. Por gjithmonë me rrezik, veçanërisht në një nivel ekonomik, por qëllimi mund të justifikojë mjetet dhe të na drejtojë të mendojmë për këtë.
Kësisoj për Kostan mbetet Lindja e Mesme ose e Largët. Kuadri i problemeve familjare me të cilat filloi kjo histori do të zhdukej. Gjithsesi, në vijim do të mësojmë më tepër rreth kësaj ngjarje intriguese në tregun e janarit…
B.T (Dosja.al)
B.T (Dosja.al)