ANGLI-Portieri i Everton Jordan Pickford dhe bashkëshortja e lojtarit aktualisht janë nën mbrojtjen e truprojave për shkak të kërcënimeve me vdekje që kanë marrë pas ndeshjes ndaj Liverpool. Portieri anglez dëmtoi rëndë mbrojtësin e Liverpool, Virgil van Dijk, ende nuk dihet se kur pritet të rikuperohet futbollisti i Liverpool.
Tani Pickford ka krijuar siguri rreth tij dhe familjes, për shkak të kërcënimeve që ka marrë nga tifozët rivalë. I frikësuar për veten dhe familjen e tij, 26-vjeçari i ka kërkuar një eksperti të sigurisë që të vendosë truproja në banesën e tij si dhe të krijojë një rrethim mbrojtës në shtëpinë e tij.Lajmi ka befasuar Britaninë e Madhe dhe shumë ndjekës në rrjetet sociale janë solidarizuar me Pickfordin, ndërkohë policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
E.Ç (Dosja.al)