• POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
MaxNews.AL
Advertisement
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
MaxNews.AL
No Result
View All Result
Home AKTUALITET EKONOMI

Cilat janë qytetet që shpenzojnë më shumë për argëtim, kryeson Tirana, “bie” Gjirokastra

Ziku by Ziku
31 Korrik, 2020
in EKONOMI
0 0
0
Cilat janë qytetet që shpenzojnë më shumë për argëtim, kryeson Tirana, “bie” Gjirokastra
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pandemia e ka kushtëzuar pothuajse tërësisht mënyrën se si njerëzit, kryesisht të rinjtë, e kalojnë kohën, apo dhe argëtohen këtë verë, sidomos pas ndalimit të muzikës dhe lokaleve të natës në bregdet dhe mbylljes të kinemave e shfaqjeve teatrale.

Por, mesatarisht çdo vit, shqiptarët shpenzojnë rreth 3.1% të vlerës së shtuar bruto në vend për argëtim e kulturë, që për vitin 2018, kur janë dhe të dhënat e fundit të INSTAT, i korrespondon një shume prej rreth 360 milionë euro.

Në art, argëtim dhe kulturë përfshihen një sërë aktivitetesh, shfaqjet artistike deri tek aktivitetet e lojërave të fatit dhe basteve, nga aktivitetet në muze dhe biblioteka te palestrat dhe aktivitetet e tjera çlodhës. Deri në fund të vitit 2018 ishte i ligjshëm aktiviteti i basteve dhe lojërave të fatit, që merrte një pjesë të konsiderueshme të këtyre shpenzimeve, por tashmë bizneset e këtij lloji janë mbyllur.

INSTAT, në publikimin për prodhimin e brendshëm bruto rajonal të vitit 2018, publikuar së fundmi, ka bërë dhe ndarjen e shpenzimeve për argëtim sipas rajoneve.

Rekordin e mban si gjithmonë kryeqyteti. Qytetarët e Tiranës shpenzojnë 4.8% të parave të tyre për t’u argëtuar, një përqindje që ka mbetur e pandryshuar në raport me vitin e mëparshëm.

Në vend të dytë vijon të mbetet Korça, e cila vitet e fundit është bërë një destinacion i preferuar turistik për shqiptarët dhe për të huajt. Por, në 2018-n, pesha e shpenzimeve për argëtim është ulur nga 2.9% vitin e mëparshëm në 2.6%.

Lezha renditet e treta, me 2.6% të vlerës së shtuar bruto që shkon për argëtim, me rritje të ndjeshme nga 2% vitin e mëparshëm.

Tendencë në rritje kanë shënuar dhe Vlora e Shkodra, duke arritur në 2.4% secila.

Më pas renditet Durrësi, që ka shënuar rënie, nga 2.4% në 2%.

Por, tkurrja më e madhe ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, që më parë “konkurronte” me Tiranën për peshën e lartë të shpenzimeve për argëtim. Pas mbylljes së burimeve të paligjshme të parave që vinin nga zonat e Gjirokastrës, qyteti duket se është bërë më “dorështrënguar’ për të derdhur para në shpenzime që nuk janë të domosdoshme.

Kukësi dhe Dibra, që janë dhe qytetet më të varfra në vend, renditen nga fundi i listës.

Por, qyteti në Shqipëri, që pothuajse nuk argëtohet fare është Fieri, që është një nga qytetet më të mëdha në vend, pas Tiranës e Durrësit. Banorët e Fierit shpenzojnë më pak se 1% të vlerës së shtuar bruto për të dalë, shkuar në kinema, apo aktivitete të tjera.

Në raport me vendet e Bashkimit Europian, ne së bashku me vendet e tjera të rajonit, argëtohemi shumë më pak. Sipas Eurostat, mesatarja e BE shpenzon gati 8.5% të totalit. Peshën më të ulët në rajon e Europë e ka Maqedonia (1.9%), ndërsa në rajon më qejflinjtë janë shtetasit e Kosovës (4.1%).Monitor.

Shqipëri

Total inf.
5,197
+92 (24h)
Vdekur
154
+4 (24h)
Shëruar
2,883
55.47%
Infektuar
2,160
41.56%
AktualitetEkonomi argetim

Abc News
Maxnews.AL
Tags: lajme maxnewsmaxnewsmaxnews lajme shqipmaxnews.al
Ziku

Ziku

Stay Connected test

  • 81 Followers
  • 77.2k Subscribers
  • 22.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

21 Tetor, 2020
Featured image of article: “Gol dhe trekanç”, komentatori i Veleçikut bëhet viral në rrjetet sociale, ja disa nga batutat e tij

“Gol dhe trekanç”, komentatori i Veleçikut bëhet viral në rrjetet sociale, ja disa nga batutat e tij

24 Dhjetor, 2020
“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

20 Tetor, 2020
Vitin e Ri 2021 “prite n’shesh”, kryetari i bashkisë ‘lë nam’ me zbukurimet për festat e fundvitit

Vitin e Ri 2021 “prite n’shesh”, kryetari i bashkisë ‘lë nam’ me zbukurimet për festat e fundvitit

7 Dhjetor, 2020
Featured image of article: VIDEO/ Mjaftojnë Rabiot e Moratta për të likujduar Lazion, bardhezinjtë tani presin Porton të motivuar

VIDEO/ Mjaftojnë Rabiot e Moratta për të likujduar Lazion, bardhezinjtë tani presin Porton të motivuar

0
Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

0
“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

0
850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

0
Featured image of article: VIDEO/ Mjaftojnë Rabiot e Moratta për të likujduar Lazion, bardhezinjtë tani presin Porton të motivuar

VIDEO/ Mjaftojnë Rabiot e Moratta për të likujduar Lazion, bardhezinjtë tani presin Porton të motivuar

6 Mars, 2021
Ndahet nga jeta gjinekologu i njohur, ish deputet i PDK-së

Ndahet nga jeta gjinekologu i njohur, ish deputet i PDK-së

6 Mars, 2021
“6 mijë euro për 600 vota”, dëshmitari rrëfen se si shkoi pazari në QNR për ta bërë Meliza Haradinajn deputete

“6 mijë euro për 600 vota”, dëshmitari rrëfen se si shkoi pazari në QNR për ta bërë Meliza Haradinajn deputete

7 Mars, 2021
Featured image of article: Milani, Pioli para Veronës: “Tani është koha të shtrëngojmë dhëmbët”

Milani, Pioli para Veronës: “Tani është koha të shtrëngojmë dhëmbët”

6 Mars, 2021

Recent News

© 2020 MAXNEWS.AL

Navigate Site

  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE

Follow Us

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI

© 2020 MAXNEWS.AL

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In