ITALI-Lamtumira e Federico Chiesa-s nga Fiorentina po lë pasoja të rënda, siç e parashikuan shumë persona. Edhe vetë klubi, përmes fjalëve të Rocco Commisso, e bëri të qartë se ndarja me lojtarin nuk ishte e lehtë.
“Gjëja e parë që bëra vitin e kaluar ishte të flisja me të. Por tani nuk kam marrë as një telefonatë. Nuk mendoj se e meritoj sepse as unë, as familja ime nuk kemi thënë asgjë të keqe për të ”.
Disa tifozë në rrjete sociale por edhe në rrugë sulmuan me fjalë lojtarin, por jo vetëm. Lorenzo Chiesa, i lindur në vitin 2004, 16 vjeç, vëllai i Federico, ishte gjithashtu në shënjestër. Ai luan me skuadrën e të rinjve të Fiorentinës dhe, sipas ‘Corriere di Firenze’, ai ndoshta do të qëndrojë atje.Klima, megjithatë, nuk është e lehtë. Një pjesë e tifozëve vjollcë komentuan me fyerje dhe sulme personale ndaj familjes në fotot e tij të fundit në Instagram. Megjithatë një pakicë e vogël e kanë mbrojtur atë.
Pavarësisht kësaj, Lorenzo do të qëndrojë në Firence dhe nuk do të ndjekë vëllain e tij Federico, të paktën tani për tani. Edhe nëse priten kohë të vështira.
E.Ç (Dosja.al)