EUROPË– Barcelona nuk bën dot surprizën ndaj PSG. Francezët vinin në këtë raund të dytë pas fitores 4-1 dhe ishin më të qetë. Përballja e dytë mes dy ekipeve në “Parc des Princes” është mbyllur në barazim 1-1, me francezët që kalojnë me tej me rezultatin e përgjitshëm 5-2.
Barcelona tentoi gjithçka, por nuk arriti dot të ndizte shpresën për përmbysjen e madhe, edhe pse ajo penallti e Messit mund të kishte ndryshuar fatet e ndeshjes. Fillimisht, ishte PSG që mori avantazhin në fakt, me anë të Mbappe në minutën e 31-të që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa vetëm pak minuta më vonë Messi do të shënonte një super gol.
Në fundin e pjesës së parë erdhi dhe rasti i artë, që mund t’i jepte një rrjedhë tjetër takimit. Griezmann fitoi një 11-metërsh dhe Messi u paraqit për ta ekzekutuar por që e humbi. Pavarësisht përpjekjeve, asnjë nga ekipet nuk arriti te goli në pjesën e dytë dhe gjithçka u mbyll në barazim 1-1, me PSG që pret biletën për në çerekfinale.
https://www.youtube.com/watch?v=Kx_zFT8PyDw
LIVERPOOL-LEIPZIG 2-0
Liverpool ka një tjetër fytyrë në Europë. Edhe pse në kampionat nuk po kalon një moment të mirë, në Champions League, anglezët tregojnë dëshirë dhe grintë. Përballë Leipzig skuadra e Klopp e zgjidhi lehtë duke fituar me shifrat 2-0. Një pjesë e parë që nuk prodhoi asnjë gol, ndërsa në të dytën, . Salah dhe Mane shënuan respektivisht në minutat e 71-të dhe 74-të, duke treguar se janë një ekip tjetër nga ai që kanë shfaqur në kampionat.
https://www.youtube.com/watch?v=6TK4XPXjc9M
E.Ç (Dosja.al)
E.Ç (Dosja.al)