SHQIPIËRI-Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja shpjegoi në konferencën për shtyp, para miqësores me Kosovën, që ekzistojnë ende mundësitë që Kumbulla të vijë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë.
KOSOVA– Do të doja që të mbetej miqësore dhe mos ketë më shumë grintë se ç’duhet. Broja nuk mund të jetë i gatshëm për probleme fizike, Gjasula do të vijë me vonë, duhet të shoh sot, pasdite, se kush është në gjendje më të mire dhe në mëngjes do të vendos për formacionin. Do të luajnë lojtarë si Hoxhallari, Çepele, Ismajlgeci, i kam parë edhe herë tjetër. Do të shoh edhe të rinjtë, meqë është miqësore. Nëse nuk i provoj tani, kur do të mund t’I provoj?
KUMBULLA– Dje jemi përpjekur për të folur me autoritet shëndetësore të Romës, nëse mund të vinte, por sot rezultuan edhe tre lojtarë të tjerë pozitivë. Situata është e vështirë. Ne ishim gati t’i vinim në dispozicion edhe avion privat. Uroj që ta lejojnë e ta kemi për dy ndeshjet e Nations League. Shpresojmë ta gjejmë zgjidhjen të shtunën, që ta kemi në dispozicion.
OBJEKTIVI NË LIGËN E KOMBEVE– Ideja jonë është t’i fitojmë të dyja ndeshjet, sepse ishim favoritë në fillim dhe vazhdojmë të jemi edhe tani. Na shkoi keq ndeshja në shtëpi me Lituaninë, nuk mundëm të fitonim në Kazakistan dhe pastaj Lituani, por nëse i fitojmë të dyja ndeshjet që kanë mbetur, me shumë mundësi do të jemi të parët.
E.Ç (Dosja.al)