TIRANE – Ekipi ynë kombëtar do ta nisë nga Barcelona aveturën e re të eliminatoreve të Botërorit. Ndeshja e parë e kuqezinjve do të jetë në Andorra më 25 mars, por drejtuesit e kombëtares kanë zgjehdur Barcelonën si vendin më të afërt me shtetin ku ne do të luajmë ndeshjen në transfertë.
Grumbullimi do të fillojë më 22 mars dhe të gjtihë lojtartë qo dët zhvillojnë ndeshjet e tyre të fundit me klubet respective në këtë fundjavë që vjen e do të udhëtojnë direkt për në Spanjë.
Trajneri Edi Reja ende nuk e ka bërë publike listën me lojtarët që do të grumbullojë për këto ndeshje pasi një pjesë e lojtarëve kanë ende edhe më shumë se një takim për të zhvilluar e për më tepër ka patur disa ndryshime sa i përket momenteve të fundit për shkak dëmtimesh, një prej tyre ishte edhe sulmuesi Armando Broja, apo Amir Abrashi.
Sipas axhendës e cila ende nuk është publikuar zyrtarisht ekipi ynë kombëtarë do të qëndrojë dy ditë në Barcelonë e më pas do të niset drejt Andorrës për të zhvilluar atje seancën e fundit stërvitore dhe konferencën për shtyp një ditë përpara ndeshjes.
Pas përfundimit të ndeshjes me Andorrën skuadra me avion charter do të niset drejt Tiranës për të qëndruar më pas e grumbulluar në Tropikal përpara ndeshjes me Anglinë. Një ditë pas ndeshjes me Anglinë më pas do të udhëtojë drejt San Marinos për takimin e tretë të eiminatoreve të Botërorit Katar 2022.
B.T (Dosja.al)