GJERMANI – Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut dhe kombëtares gjermane, Zherom Boateng është në telashe. Atij do t’i duhet të dalë përpar gjykatës më 10 dhjetor pas akzuave për dhunë nga ish-bashkësortja Sherin Selner, e cila e ka provuar këtë akuzë me me shenjat në trup.
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, kjo akuzë dënohet nga gjobë deri në 5 vite burg, por për futbollistin me shumë gjasë pritet ndër dënimet më të lehta që mund të jetë gjoba edhe pse vetë Boateng ka mohuar ngjarjen.
Por me sa duket jo në favor të tij në këtë situatë është një video e vitit 2018 e xhiruar kur ata ndodheshin me pushime. Në drejtim të bashkëshortes ai ka hedhur një mbajtëse qirinjsh dhe e ka lënduar.
B.T (Dosja.al)