• POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
MaxNews.AL
Advertisement
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI
No Result
View All Result
MaxNews.AL
No Result
View All Result
Home AKTUALITET EKONOMI

BB: 60% e të varfërve në Shqipëri nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe cilësor

Ziku by Ziku
4 Dhjetor, 2020
in EKONOMI
0 0
0
BB: 60% e të varfërve në Shqipëri nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe cilësor
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

cDuke analizuar zhvillimin e qëndrueshëm global të përcaktuar në objektivat e Kombeve të Bashkuara, deri në vitin 2031, Banka Botërore gjeti se, ende një përqindje më e madhe e njerëzve sidomos në vendet në zhvillim dhe ato të varfra përballen me mungesën e sigurisë ushqimore, që përfshin aksesin e kufizuar në ushqim, mungesën e shumëllojshmërisë së ushqimit dhe cilësinë e dobët të tij.

Sipas Bankës Botërore, popullsia e varfër në Shqipëri, që përfshihet në 20% më të ulët të të ardhurave, është shumë e ekspozuar ndaj pasigurisë ushqimore.

Sipas grafikut bashkëngjitur, 60% e popullsisë së varfër në vend janë të ekspozuar nga mungesa e ushqimit dhe cilësia jo e mirë e tij. Në të kundërt të pasurit kanë një ekspozim më të ulët, pasi pak më pak se 10% e tyre janë të ekspozuar ndaj këtij fenomeni.

Siç shihet nga grafiku, Shqipëria renditet ndër vendet europiane me ekspozimin më të lartë të të varfërve ndaj mungesës së sigurisë ushqimore. Më keq se Shqipëria janë vetëm disa vende të Afrikës.

Me krizën ekonomike që ka krijuar Covid-19, popullsia e paushqyer po rritet, pas një rënie prej një dekade.

Banka Botërore analizon se nënushqyerja është e lidhur ngushtë me mungesën e sigurinë ushqimore. Pasiguria e ushqimit manifestohet në mënyra të ndryshme. Këto variojnë nga pasiguria rreth aftësisë për të marrë ushqim, pra që u duhet të bëjnë kompromis për cilësinë dhe shumëllojshmërinë e ushqimit, deri te mosngrënia për një ditë të tërë.

Mungesa e sigurisë ushqimore trajton kompleksitetin e urisë. Ky tregues dallon nga të tjerët se ka dalë nga një sondazh i drejtpërdrejtë me familjet me 8 pyetje dhe mbi një sërë përvojash të pasigurisë ushqimore në secilin vend. Përgjigjet e tyre përdoren për të përcaktuar probabilitetin që një familje të përjetojë pasiguri të moderuar ose të rëndë të ushqimit.

Pasiguria e rëndë e ushqimit është e lidhur ngushtë me mosushqyerjen ose përjetimin e urisë. Edhe pse pasiguria e moderuar e ushqimit nuk mund të sinjalizojë drejtpërdrejt kequshqyerjen, ajo kap popullatën e prekshme nga kequshqyerja dhe shëndetin e dobët. Në fakt, kur krahasohen vendet me nivele të ngjashme të nënushqyerjes dhe varfërisë, “Raporti i Ushqimit 2019” zbulon se pasiguria e moderuar e ushqimit është gjithashtu e ndërlidhur në mënyrë të konsiderueshme me mbipeshën.

Sot, një në katër persona në të gjithë botën përjeton pasiguri të moderuar ose të rëndë të ushqimit, dhe një në njëmbëdhjetë përjeton pasiguri të rëndë ushqimore. Shumica e familjeve gati 1.3 miliardë nga 2 miliardë, që përjetojnë pasiguri ushqimore ndodhen në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Jugore.

Pasiguria e ushqimit në Afrikën Sub-Sahariane është e lartë, më shumë se gjysma e popullsisë e përjeton atë. Deri në vitin 2018, numri i përgjithshëm i njerëzve që përjetuan të paktën pasiguri të moderuar të ushqimit ishte më i larti në Afrikën Sub-Sahariane. Pas vitit 2019, Azia e Jugut kaloi Afrikën Sub-Sahariane.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se Shqipëria ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në Europë në totalin e shportës, një tregues indirekt i varfërisë. Sipas të dhënave që i referohen vitit 2019, rreth 41% e shpenzimeve totale shkonin për t’u ushqyer, përkundrejt 34% në Kosovë, 33% në Maqedoninë e Veriut, 27% në Bosnjë dhe më pak se 24% në Serbi e Mal të Zi. Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian e peshës së ushqimeve në totalin e shpenzimeve për konsum është 12%./Monitor

Ekonomi BBShqipëria

Abc News
Maxnews.AL
Tags: lajme maxnewsmaxnewsmaxnews lajme shqipmaxnews.al
Ziku

Ziku

Stay Connected test

  • 81 Followers
  • 77.2k Subscribers
  • 22.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

VIDEO/ Gazetari shqiptar i thotë ‘live’ në studio se po gënjen, nuk mbahet politikani e shan nga nëna: Po ta lufsha…

21 Tetor, 2020
“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën 5 orë

20 Tetor, 2020
Featured image of article: “Gol dhe trekanç”, komentatori i Veleçikut bëhet viral në rrjetet sociale, ja disa nga batutat e tij

“Gol dhe trekanç”, komentatori i Veleçikut bëhet viral në rrjetet sociale, ja disa nga batutat e tij

24 Dhjetor, 2020
850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

28 Korrik, 2020
Pabarazia varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra

Pabarazia varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra

0
Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

Apeli i mjekëve: Kërpudhat mágjike duhet të jenë lègale si kánabisi. Ja çfarë trajtojnë

0
“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

“Më zunë në befasi dhe më sùlmuan fizikisht”, deputeti i Vetëvendosjes zbulon emrat e kolegëve të LDK që e rráhën në korridorin e Parlamentit

0
850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

850 mijë euro makinë, ish-piloti i Formula 1 aksidentohet dhe bën mjetin për “skrap”

0
Pabarazia varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra

Pabarazia varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra

28 Shkurt, 2021
E trishtë/ Ndërron jetë këngëtari kosovar i gjeneratës së artë, sukseset e tij i kanë tejkaluar kufijtë kombëtarë

Nuk e fitoi dot betejën me virusin, ndërron jetë gruaja e politikanit dhe veprimtarit kosovar

28 Shkurt, 2021
Featured image of article: “Jam me Interin, kundër Ramës dhe Braçes”, presidenti i Partizanit Gaz Demi tregon mardhënien me presidentin e Veronës: E urova për barazimin me Juventusin

“Jam me Interin, kundër Ramës dhe Braçes”, presidenti i Partizanit Gaz Demi tregon mardhënien me presidentin e Veronës: E urova për barazimin me Juventusin

27 Shkurt, 2021
Featured image of article: VIDEO/ Këtë herë Ronaldo nuk mjafton për Juventusin, Verona i bën nder kryesuesve

VIDEO/ Këtë herë Ronaldo nuk mjafton për Juventusin, Verona i bën nder kryesuesve

28 Shkurt, 2021

Recent News

© 2020 MAXNEWS.AL

Navigate Site

  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE

Follow Us

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • SPORT
  • AKTUALITET
    • EKONOMI
    • BOTA
    • SHKENCE
  • KOSOVA
  • LIFESTYLE
    • FASHION
    • RECETA USHQIMI
    • SHENDETI

© 2020 MAXNEWS.AL

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In