SPANJE – Pas ndeshjes, sulmuesi lushnjar i kombëtares, Rei Manaj, i cili aktivizohet me Barcelonën B, postoi një foto nga festimi i golit të shënuar, teksa e shoqëroi me shkrimin: “S’ka gjë më të bukur se ta mbyllësh me fitore”.
Të shumta ishin komentet e lojtarëve të Kombëtares në postimin e Manajt, teksa vëmendjen e të gjithëve e kanë tërhequr batutat mes Manaj dhe mbrojtësit Lorenc Trashit, i cili e kishte të pamundur të ishte pjesë e kuqezinjve në këto ndeshje të fund-marsit për botërorin “Katar 2022”.
Ky i fundit, e komplimenton sulmuesin për lojën e bërë, ndërsa Manaj ia kthen duke i shkruar: “Talent”. Nuk mungon as përgjigja e Trashit, i cili ia kthen me shaka: “Çfarë talenti 28 vjeç?! U plakëm! Talent është Myrto Uzuni,”– i përgjigjet mbrojtësi, duke mos harruar të përmendë edhe autorin e golit të dytë të Shqipërisë.
B.T (Dosja.al)