TIRANË-Pas titullit kampion,Tirana mund të konsiderohet si kantier ndërtimi dhe nuk bëhet fjalë vetëm për merkaton e çoroditur që bardheblutë zhvilluan, por edhe për ristrukturimin në pjesën administrative. Ato që e shpallën kampion sezonin e kaluar janë larguar dhe tani kanë ardhur drejtues të rinj që ndoshta nuk po e përligjin punën me emrin e Tiranës. Aktualisht bardheblutë janë pa objektiva, titulli duket shumë larg dhe eleminimi nga Kupa ende djeg.
Nga gjithë kjo amulli, një gjë nuk i ka pëlqyer gazetarit Adriatik Dosti. Emërimi i Tefik Osmanit në rolin e drejtorit teknik, që sot është graduar edhe si anëtar i bordit drejtues të klubit. Në një postim në Facebook, Dosti i kujton të shkuarën, ku ish-mbrojtësi i Skënderbeut është akuzuar për shitje ndeshjesh dhe ka një dosje të hapur nga UEFA. Jo vetëm kaq! Dosti shigjeton trajnerin e Tiranës Orges Shehin dhe mbrojtësin Kristi Vangjeli edhe këta pjesë e Skënderbeut si futbollistë kur luanin në Europa League.
POSTIMI I PLOTË I ADRIATIK DOSTIT
Kush eshte Tefik Osmani …i akuzuari nga UEFA per shitje ndeshjesh qe Tirana e Refik Halilit e ka Drejtor Teknik te klubit dhe sot e gradon edhe ne Antar te Bordit drejtues te klubit…
Dikur i akuzuari kryesor prej ish Presidentit te Partizanit …Albert Xhani per shit-blerje ndeshjesh e sidomos per baste ne ndeshjet nderkombetare te kupave te Europes…
Me pas nje nder kryesoret ne maskaraden e se njejtes histori qe coi ne denimin me te rende te nje skuadre futbolli jo vetem ne Shqiperi por ne krejt historine e vete UEFA …teksa Skenderbeu perjashtohet 10 vjet nga cdo lloj kompeticioni europian e denohet me 1 milion euro gjobe…
Ishte saktesisht 29 Marsi i 3 viteve me pare 2018…. kur UEFA publikoi denimin e rende per skuadren korcare deri atehere me e mira dhe me e suksesshmja ne futbollin shqiptar…
Dhe disa muaj me pas edhe CAS la ne fuqi denimin e mesiperm te UEFA duke keputur cdo lloj shprese per falje apo edhe ulje e reduktim denimi ndaj korcareve…
Dhe disa muaj me pas edhe CAS la ne fuqi denimin e mesiperm te UEFA duke keputur cdo lloj shprese per falje apo edhe ulje e reduktim denimi ndaj korcareve…
As deshmite e atehereshme prane gjyqit te UEFA te Shkembit, Latifit, Berishes, Nimages e Lilajt nuk e zbuten zemrimin e Shtepise europiane te futbollit …qe nuk u lekund ne vendimin e saj drastik …
Madje me pas edhe te gjitha tentativat e shkallet gjyqesore qe ndoqi klubi korcar e Presidenti Takaj …deri ne Gjykaten federale te Zvicres nuk ndryshuan asgje…
Po c’thuhet nder te tjera ne Dosjen e vene ne tavolinen e Shefit te Komisionit te Disiplines dhe Etikes se UEFA te atij viti z.Garcia …firmosur prej Inspektorit te UEFA qe ndoqi ”Ceshtjen Skenderbeu” z.Migel Leitard Palacios…
….Jane 4-5 ndeshje te vlefshme per kupat e europes per te cilat ne disponojme fakte e deshmi qe na cojne perfundimisht ne konkluzionin tone perfundimtar per c’ka ju relatojme me siper ne lidhje me Dosjen Skenderbeu….
Vec kesaj prej gati 2 vjetesh kemi ndjekur permes agjenteve tane edhe ecurine e kesaj skuadre ne Superligen shqiptare ku ne me shume se 41 takime kemi hije te forta dyshimi por edhe fakte bindese e kokeforta qe na cojne ne konkluzionin tone perfundimtar per sa me siper ju realatojme…