SPANJE – Disa ditë më parë, mbrojtësi britanik Kieran Tripier u pezullua për 10 javë nga Federata Angleze e Futbollit për shkeljen e rregullave në lidhje me bastet në internet kur ai ende luante në Totenhem (deri në verën e 2019).
Ndërkohë, FIFA ka njoftuar këtë të shtunë, se ka pranuar ankesën e bërë nga skuadra e Atlétiko Madrid, për të shqyrtuar edhe një herë masën pezulluese për Kieran Tripier, ku aktualisht luan lojtari i pezulluar që nga sezoni i kaluar.
Mbrojtësi i djathtë anglez 30-vjeçar, në pritje të një vendimi pozitiv për të nga Komisioni i Apelit i organit të futbollit botëror, mund të rishfaqet sërish në fushat e futbollit me fanelën e Atletiko Madridit.
B.T (Dosja.al)