‘Asnjë rast tjetër si ky’, mjekët në Misuri janë përballur me rastin e rrallë të një djaloshi 3-vjeçar i cili pësoi një goditje në tru pasi u diagnostikua me Covid 19. Mjekët nuk e përjashtuan mundësinë që ka një lidhje mes efekteve neurologjike dhe pandemisë së koronavirusit.
Vogëlushi, Colt Parris, është duke u rikuperuar që të enjten në Spitalin e Grave dhe të Fëmijëve në Universitetin e Misurit në Columbia, pasi pati një mpiksje në trurin e tij. Mjekët janë optimistë që vogëlushi do ta kalojë të gjithë këtë pa efekte dhe pasoja të mëtejshme.
Dr. Camilo Gomez, një neurolog në spital, tha se mjekët po shqyrtonin shkallën e lidhjes midis Covid-19 dhe problemeve neurologjike.
Studiuesit që nga fillimi i pandemisë kanë parë një lidhje të mundshme midis koronavirusit dhe mpiksjes së gjakut, duke përfshirë ato që prekin trurin e një pacienti.
Një studim i 214 pacientëve në fillim të këtij viti në Ëuhan, Kinë, zbuloi se më shumë se një e treta kishin shfaqje neurologjike të sëmundjes, duke përfshirë humbjen e vetëdijes dhe goditjen në tru. Mjekët amerikanë gjithashtu kanë dokumentuar dhe studiuar mpiksjen dhe goditjet e gjakut në mesin e pacientëve me Covid-19.
Colt doli pozitiv për antitrupa Covid-19 dhe orë më vonë humbi aftësinë për të lëvizur krahun dhe këmbën e djathtë, tha nëna e tij, Sara Parris për KSN-TV. (E.K/Faxweb.al)