ARGJENTINË-Juventus duhet të shqetësohet për gjendjen fizike të Dybala-s. Sulmuesi i Juventusit është i grumbulluar me përfaqësuesen e Argjentinës për kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar.Megjithatë “Seleccion” me anë të një postimi në Twitter sqaroi se lojtari nuk do të jetë as në takimin kundër Bolivisë për shkak të një problemi gastrointestinal.
Dybala ka munguar edhe në ndeshjen hapëse të kualifikueseve për amerikano-latinët kundër Ekuadorit, fituar 1-0 me një gol të shënuar nga Messi me penallti, gjithnjë për të njëjtin problem.Në këtë pikë Dybala do të kthehet në Torino dhe do të përpiqet të rikuperohet për ndeshjen e fundjavës kundër Crotone-s. Dybala ende nuk ka debutuar për këtë sezon, ndeshja e fundit e tij ishte kundër Lyon, përballje që zgjati vetëm 13 minuta pas një problemi në kofshën e majtë.
E.Ç (Dosja.al)