3 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e Covid 19 në Kosovë. Ndërkohë që një numër shumë i madh të shëruarish janë regjistruar sipas Insitutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Ky isntitucion njofton se në 24 orët e fundit vendit janë shtuar edhe 239 persona të cilët kanë arritur që ta mposhtin me sukses infeksionin që shkaktohet nga virusi Covid 19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087”, thuhet në njoftimin e tyre
Ndëkohë gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.